Rrjeti Alumni ka nё fokus mbarëvajtjen profesionale tё individëve qё kanё kryer studimet nё Universitetin e Prishtinës dhe ndërlidhjen e tyre. Nëpërmjet takimeve dhe aktiviteteve, ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis njëri- tjetrit të cilat janë mëse të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos gjatë përballjes me tregun e punës.
Anëtarët e rrjetit do të japin informacione, këshilla karriere dhe mbështetje në formimin profesional të të diplomuarve tjerë dhe të studentëve aktual. Rrjeti i të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës mbledh rreth vetes të gjithë të diplomuarit e saj të të gjitha niveleve të sudimit. Qëllimi i këtij shërbimi është lidhja e të gjitha gjeneratave të studentëve të UP-së, për të krijuar bashkëpunim të vazhdueshëm dhe krijimin e lidhjeve në mes të diplomuarve, profesorëve të fakulteteve përkatëse, bashkësisë më të gjërë akademike dhe punëdhënësve.
Anëtarë të Rrjetit Alumni mund të bëhen të gjithë ata individë të cilët kanë kryer studimet në Universitetin e Prishtinës ose kanë qenë pjesë e Universitetit Veror të Prishtinës. Kurrë nuk je larg botës akademike kur je pjesë e rrjetit Alumni!
Ke mundësinë e prezantimit dhe ekspozimit të punës tënde para të diplomuarve tjerë dhe studentëve në Universitetin e Prishtinës.
Ke mundësinë e shkëmbimit të informatave rreh mundësive për zhvillimin e karrierës.
Je pjesë aktive e jetës sociale, edukative dhe kulturore.
Je pjesë e projekteve më të rëndësishme të Universitetit të Prishtinës.
Je pjesë e botimit të revistës së të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës.
Anëtër i Rrjetit Alumni UPHP mund të bëhet çdo i diplomuar në Universitetin e Prishtinës duke u regjistruar online.
Rrjeti Alumni i UPHP është imazhi jonë në treg, historiku dhe e ardhmja e universitetit.
Zyra e Rrjetit Alumni
Zyra për Zhvillim Akademik
Universiteti i Prishtinës
Republika e Kosovës
Email: alumni@uni-pr.edu