Shoqata e Alumni të Universitetit të Prishtinës


"Hasan Prishtina"

Duke qenë pjesë e Alumni UP je më afër mundësive!

Bashkohu me Alumni

Edona Zogu, Kryesuese

Posti/Kompania/Institucioni:
Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun në IPKO Telecommunications L.L.C

Shkollimi:

Momentalisht, studente e vitit të dytë në MBA Ekzekutive (Master në Administrim Biznesi), Dega Menaxhment i Përgjithshëm, në Universitetin Ndërkombëtar të Sheffieldit në Selanik të Greqisë, ndërsa ka fituar gradën Master në Gazetarinë Televizive dhe Radio në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim. Në vitin 2008, ka diplomuar në nivelin Bachelor në Psikologji, në Universitetin e Prishtinës.

Përvoja Profesionale:

Përgjegjëse për Marrëdhëniet me Publikun në IPKO Telecommunications L.L.C si dhe mbanë si punë dytësore pozitën e gazetarit/moderatorit të lajmeve qendrore në televizionin privat T7. Themeluese e Institutit Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme “ATOMI” dhe anëtare e Bordit Ekzekutiv të po këtij instituti. Ka një përvojë 11 vjeçare profesionale në komunikim dhe marrëdhënie me publikun, që përfshijnë fushat e: Komunikimit masiv, komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, marrëdhënieve me publikun, avokimit, hartimit të strategjive të komunikimit, PR-it dhe kampanjave të ndryshme. Dhjetë vjet ka punuar si gazetare në televizionin kombëtar privat, KTV, ndërsa paralelisht ka punuar edhe në UNICEF si Këshilltare në Komunikim, UNICEF Innovations Lab, ATOMI, Finnish Support to the Development of Education in Kosovo - FSDEK, Handikos, e të tjera.
Angazhimet vullnetare: Medicins Sans Frontieres, SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, ku që nga viti 2013, në mënyrë të vazhdueshme udhëheq ngjarjet për ngritjen e fondeve për fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Fushat me Interes:

Të Drejtat e Fëmijëve; Mediat; Teknologjia; dhe Mjedisi.

Platforma e e-Karrierës dhe Alumni është mbështetur nga Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships, që financohet nga USAID dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe implementohet nga World Learning.