Posti/Kompania/Institucioni:
Karateist; Mjek i përgjithshëm.
Shkollimi:
I diplomuar në Fakultetin e Mjekësise, dega Mjekësi e pergjithshme në UP. Alvini ka filluar të merret me karate në vitin 2001, në moshën 8 vjeçare.
Përvoja profesionale:
Alvini është mjek i përgjithshëm; Praktikant në Spitalin Royal Medical; Stazher i QKUK; Karateist profesional i reprezentacionit të Kosovës dhe Ekipit Olimpik të Kosoves. Në karate, është 11 herë Kampion i Kosovës, ish Përfaqësues i Kombëtares së Shqipërisë; Përfaqësues i Kosovës dhe reprezentues i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Nënkampion Europe i Karatese (2014), i treti ne Kampionatin mesdhetarë (2014), Kampion Evrope për Universitete (2017), i treti në Kampionatin botëror për Universitete (2018), i 4-ti në Lojerat Evropiane (2015) etj. Kontribuoi në avansimin e sportit universitar të Kosoves gjatë viteve 2014-2018. Alvini është Debatues i Çertifikuar i Karl Popper. Është katër herë i çertifikuar për gjuhë gjermane nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Flet gjuhët: Shqipe, gjermane, angleze, dhe franceze.