Posti/Kompania/Institucioni:
Aktore, shkrimtare dhe producente.
Shkollimi:
Studimet për aktrim i kreu në Fakultetin e Arteve, dega aktrim, në klasë të prof. Faruk Begollit, viti 1992/96, në Universitetin e Prishtinës.
Përvoja profesionale:
Anisa, e njohur mirë nga publiku artdashës ka luajtur në shumë shfaqje, filma, në performanca të ndryshme edhe në rrugë, si dhe forum teatër. Karriera e saj artistike tashmë i ka mbi 25 vjet. Në vitin 2014 ka të botuar një libër me proza “Momente” dhe së shpejti do e botojë librin e dytë, përsëri me proza dhe tregime. Është edhe aktiviste për të drejtat e grave, gjithashtu bën punë vullnetare në organizatën humanitare “Nëna dhe fëmijë të lumtur”. Është koordinatore e festivalit të vetëm feminist në rajon FemArt. Tash e disa vjet punon në RTK, si producente në emision dhe ka punuar tri emisione për fëmijë, si autore dhe producente, gjithashtu.