Shoqata e Alumni të Universitetit të Prishtinës


"Hasan Prishtina"

Duke qenë pjesë e Alumni UP je më afër mundësive!

Bashkohu me Alumni

Berat Rukiqi, Anëtar

Posti/Kompania/Institucioni:
Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

Shkollimi:

Kandidat për PhD në Universitetin e Prishtinës.Master në fushën e Politikave Ekonomike të BE-së në Odisse Management School, pjesë e rrjetit të KU Leuven, ne Bruksel, Belgjikë. Bachelor në fushën e Bankave dhe Financave në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

Përvoja profesionale:

Bashkëthemelues dhe bashkëpronarë në kompaninë Trosha, që punëson mbi 70 punëtorë dhe një ndër start- up më të suksesshëm në vend. Anëtar Bordi, në cilësinë e përfaqësuesit të sektorit privat, në fondacionin më të madh në Kosovë – Millennium Foundation Kosovo, që implementon programin “Threshold” të miratuar nga Millenium Challenges Corporation.
Gjithashtu, ka 11 vjet përvojë profesionale në Odën Ekonomike të Kosovës; 4 vjet (2013-2017); Kryetar Bordi në Korporatën Energjetike të Kosovës, vite të karkaterizuara me indikatorë pozitiv financiarë dhe rekorde në prodhim të energjisë;10 vjet përvojë në mësimdhënie në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës; si dhe 4 muaj praktikë në zyrën e ish deputetes të Parlamentit Evropian, znj. Doris Pack.

Platforma e e-Karrierës dhe Alumni është mbështetur nga Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships, që financohet nga USAID dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe implementohet nga World Learning.