Posti/Kompania/Institucioni:
Udhëheqëse për Fiananca në Koropratën Rugove.
Shkollimi:
Brikena ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2007, respektivisht 2012. Në vitin 2006 përfundon studimet bachelor për gazetari në Kolegjin e Gazetarisë “Faik Konica” në Prishtinë.
Brikena vazhdoi edhe më tutje aftësimin e saj profesional në SCAAK, dhe në vitin 2016 mori titullin “Teknik i Kontabilitetit” nga SCAAK (Shoqat e kontabilisteve dhe auditoreve te Kosovës). Sot vazhdon me procesin e certifikimit për nivelin e dytë të SCAAK-ut – Kontabilist i Certifikuar.
Përvoja profesionale:
Në vitin 2007 ka filluar punën në Korporatën Rugove në cilësinë e financieres, e më vonë me zgjerimin e portofolios së produkteve të korporatës në cilësinë e drejtoreshës ekzekutive për “Djath Rugove”.
Përveç kësaj, Brikena është pjesë aktive e projekteve zhvillimore të Korporatës Rugove. Duke qenë pjesë e menaxhmentit të Korporatës Rugove, Brikena ka qenë pjesëmarrëse në projekte të ndryshme, duke përfshirë kampanjën e kompanisë me “Down Syndrome Kosova”, pjesë e rrjetit CSR, pjesemarrëse në projektin EUFORIA - Erasmus+, implementues të të cilit kanë qenë Kolegji Riinvest në Prishtinë si dhe Universiteti i Pejës “ Haxhi Zeka”.