Shoqata e Alumni të Universitetit të Prishtinës


"Hasan Prishtina"

Duke qenë pjesë e Alumni UP je më afër mundësive!

Bashkohu me Alumni

Burbuqe Muhadri, Anëtare

Posti/Kompania/Institucioni:
Zyrtare në Danish Refugee Council.

Shkollimi:

Studimet Bachelor i ka perfunduar në Fakultetin Ekonomik, UP, në departamentin Banka, Financa dhe Kontabilitet. Gjatë studimeve dy herë ka qenë perfituese e bursës meritore. Ndërsa, studimet master i ka përfunduar poashtu ne lëmin e Financave, në Illinois Institute of Technology, SHBA. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në Bordin e Financave në Unionin Qeverisës të Studentëve.

Përvoja profesionale:

Aktualisht punon në departamentin e Financave për Danish Refugee Council. Poashtu, është "Chartered Financial Analyst (CFA) Candidate Level II - June`19”, një nga certifikimet me renome botërore në fushën e investimeve.
Burbuqja është përson entuziast, e përgjegjëshme dhe shumë e dedikuar ndaj detyrave që i besohen. Duke qenë vet e diplomuar në UP, ajo beson qe i kupton shume mirë nevojat dhe sfidat e studentëve dhe alumni të UP-së.

Platforma e e-Karrierës dhe Alumni është mbështetur nga Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships, që financohet nga USAID dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe implementohet nga World Learning.