Shoqata e Alumni të Universitetit të Prishtinës


"Hasan Prishtina"

Duke qenë pjesë e Alumni UP je më afër mundësive!

Bashkohu me Alumni

Lorik Bajrami, Anëtar

Posti/Kompania/Institucioni:
Pronar i restoranit PaPirun.

Shkollimi:

Baçelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës; Shkollë profesionale dy vjeçare në Gazeatri në ‘Faik Konica”, si dhe ka përfunduar programin dyvjeçar për Gjuhë Angleze në “American University in Bulgaria (English Language Institute –ELI)”.

Përvoja profesionale:

Me një sfond nga fusha e shkencave politike dhe gazetarisë, Lorik Bajrami ka qenë i angazhuar në sektorin e shoqërisë civile për më shumë se 8 vite. Ai ka punuar në një nga organizatat liderë në fushën e sundimit të ligjit dhe anti-korrupsionit (Organizata ÇOHU!). Për një kohë, Loriku ka drejtuar një grup hulumtuesish brenda organizatës dhe pas disa vitesh bëhet drejtues i organizatës të cilën e drejtoi per afër 3 vjet. Labinoti është njëri prej themeluesve të Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese, ndër të parat platforma online të shoqërisë civile e bazuar tërësisht në gazetari hulumtuese. Duke iu bashkuar shoqërisë civile pak para shpalljes së pavarësisë së vendit më 2008, Loriku ka përcjellë direkt disa nga momentet më të rënda të procesit të ndërtimit institucional në Kosovë. Veçanërisht, ai do të shoh nga afër ndikimin shumë të madh që korrupsioni politik pati në sundimin e ligjit dhe ngritjen e institucioneve të pavarura demokratike. Fusha bazë e interesit dhe kërkimit të tijë përfshinë aspekte të procesit të ndërtimit të shteteve në shoqëritë në tranzicion me theks të veçantë në ndikimin që korrupsioni politik ka në ndërtimin e institucioneve demokratike. Tash për tash, ai drejton njërin nga bizneset më të suksesshme në industrinë e fast-food-ve në Prishtinë.

 

Platforma e e-Karrierës dhe Alumni është mbështetur nga Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships, që financohet nga USAID dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe implementohet nga World Learning.