Shoqata e Alumni të Universitetit të Prishtinës


"Hasan Prishtina"

Duke qenë pjesë e Alumni UP je më afër mundësive!

Bashkohu me Alumni

Hysen Bytyçi, Anëtar

Posti/Kompania/Institucioni:
Prorektor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

Shkollimi:

I diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë – UP, në të cilin diplomoj në vitin 1991. Në vitin 2003 përfundon studimet e magjistraturës në Universitetin Bujqësorë të Tiranës. Disertacionin e doktoratës e ka mbrojtur në vitin 2006 brenda një programi të përbashkët mes Universitetit të Shkencave të Jetës të Norvegjisë– Norwegian University of Life Sciences dhe UP-së. Karrierën akademike e nisi në vitin 2002 duke u zgjedhur asistent mësimor për grup lëndësh nga fusha e shkencave animale. Gjatë periudhës 2007/11 është zgjedhur “Profesor Asistent” derisa në vitin 2011 është avancuar në gradën shkencore “Profesor i Asocuar”. Në vitin 2017 mori thirrjen akademike “Profesor i Rregullt”. Gjatë periudhës 2002-2016 ka kryer specializimet në: Universiteti Reading’ut në Britaninë e Madhe (4 muaj); Universiteti i Shkencave të Jetës në Norvegji (6 muaj); Universiteti BOKU në Austri (2 muaj); Universiteti Wisconsin – SHBA (4 muaj) në cilësinë e “Profesorit Vizitor”, Bytyçi qëndroi në Universitetin e Minnesota-s në SHBA për periudhë një muaj. Gjithashtu, ka përcjell një numër trajnimesh në disa vende Evropiane, si: Gjermani, Britaninë e Madhe, Francë, Itali, Zvicër, Poloni, Hungari, Slloveni, etj..

Përvoja profesionale:

Ka koordinuar 7 projekte shkencore dhe 5 profesionale, në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Ka të publikuara 11 punime shkencore në revista shkencore me “faktor impakti” të cituara në platformën SCOPUS dhe 12 të tjera në revista “peer review”, 55 publikime në konferenca shkencore, kongrese dhe simpoziume të ndryshme. Ka të botuar: 2 tekste profesionale, është bashkautor në 1 Libri shkencor, bashkautor në 2 atllase profesionale dhe një përmbledhje shkencore (me bashkautor ndërkombëtar). Nga viti 2008 ka ushtruar detyrat, si: Këshilltar e Kabinetit të Ministrit në Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Anëtarë i Këshillit Qendror të Studimeve të Doktoratës; Ekspert i jashtëm i Kuvendit të Kosovës për ligjin “Arsimi Para-universitar”, Menaxher për Mbështetje Projekteve kërkimore-shkencore në UP, Drejtor i Zyrës për Zhvillim Akademik në UP. Në vitin 2014, në kuadër të MASHT është emëruar “Pikë
kontakti” për fushën e “Sigurimit të Ushqimit, Bujqësia dhe Pylltaria e Qëndrueshme, Marinës, Ujërave Tokësore dhe Bioekonomisë” të programit kornizë të BE-së për kërkim dhe inovacion “Horizon 2020”. Prof. Bytyçi ishte anëtar i Këshillit Shkencor – MASHT, Kryetar i Bordit të Agjecionit të Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur-MASHT, Anëtar i Ekipit Negociator me palën serbe në Bruksel, përgjegjës për pjesën e arsimit. Anëtar i Këshillit Qendror të Studimeve të Doktoratës (dy mandate) në UP; Anëtar i Komisionit për Cilësi në UP. Në periudhën 2015-16, dr. Bytyçi ushtroi detyrën e Këshilltarit të Ministrit – përgjegjës për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në MASHT. Nga periudha Prill 2016 – Qershor 2017 ka ishte këshilltar i Rektorit, të cilën e përfundon duke u emëruar në pozitën e Prorektorit për Zhvillim dhe Cilësi në UP.

Platforma e e-Karrierës dhe Alumni është mbështetur nga Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships, që financohet nga USAID dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe implementohet nga World Learning.