E nderuara znj. Vjosa Osmani-Sadriu, presidente e Republikëssë Kosovës,
I nderuari profesor Arben Hajrullahu, Rektor i Universitetit tëPrishtinës,
E nderuara znj.Arbërie Nagavci, ministre në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
Të nderuar rektorë e dekanë, prodekanë e profesorë tëUniversiteteve tona,
Të dashur studentë,
Të dashur Alumni të Universitetit të Prishtinës,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Jemi mbledhur këtu, mes profesorëve e studentëve në javën e parë të këtij viti akademik. Dhe nuk është rastësi që pikërisht “1 Tetori”, dita kur ju keni filluar vitin tuaj akademik, ështëpërcaktuar si Dita e Studentëve. Nga njëra anë me peshënhistorike të vet, nga ana tjetër me emrin e studentit, mbartësitkyç e subjektit të dijes.
Të nderuar të pranishëm, më lejoni t’ju flas përveç sikryeministër edhe si student i këtij universiteti. E shoh veten sinjeri i afërt dhe njëkohësisht i lidhur me të shkuarën e po ashtutë ardhmen e këtij universiteti.
Që nga themelimi i universitetit nuk ka ngjarje që të mos e ketënë zanafillën e vet apo në përmbajtjen e vet emrin e studentit. Universiteti u themelua për të pasur kuadro profesionale dhebartës të guximit. Ai shërbeu si mënyra më e lartë e protestësndaj okupimit e sundimit, duke treguar se dija kur bëhetndërgjegje, është gjithmonë akt lirie. Universiteti e ndanhistorinë tonë në dy kohë. Prishtina para dhe pas universitetit tësaj. Dhe po kështu, fati i Kosovës është i pandarë nga fati iUniversitetit të Prishtinës. Andaj, u drejtohem rektorit dheprofesorëve me imperativin: Universiteti “Hasan Prishtina” duhet të jetë domethënia më e madhe ndërkombëtare e jona. Është detyrë ta bëjmë këtë universitet më të lartin në rajon. Sepse asnjë universitet tjetër i rajonit nuk ka pasur një arsye tëtillë të ekzistencës politike dhe publike, si Universiteti “Hasan Prishtina”, me qenien publike të Republikës tonë.
Diçka thelbësore në përkufizimin e universitetit, por dhe arsyejae dytë se përse na kërkohet ta bëjmë shumë të suksesshëm këtëuniversitet është vetë studenti, si pikëprerja midis intelektualitdhe qytetarit. Në historinë e Kosovës studenti është dëshmuar sisubjekt. Në një student janë të gjitha të mundshmet: jo vetëmdisiplinat, fushat, por edhe vetë të ardhmet e njerëzimit.
Së treti, është horizonti në të cilin po punon universiteti kudo nëbotë. Filozofi Zhan Fransua Liotar para gati pesë dekadashparalajmëronte zbehjen e gradës politike të universitetit nëshkollë të lartë, në institut e në politeknikë. Reduktimi i politikësnë teknikë dhe i demokracisë në procedura ka sjellë nëreduktimin e studentit në ofrues të ftohtë ekspertizash, disieksportues të dijeve pa njëfarë peshe të autoktonisë. Le tëkujtojmë dallimin mes dijes dhe vetëdijes: nëse dija profesionaleështë e përqendruar te ndërtimi i kapitaleve të çdo lloji, intelektuali është ai (siç e përkufizonte Zhan Pol Sartri), sizbuluesi i konfliktit të pareshtur mes mendimit të njeriut modern dhe kushtit njerëzor të kapitalit. Dhe, nuk ka vend tjetër tëndërgjegjësimit mbi këtë rol sikur te një vend, sikur te ky vend, që quhet: universitet.
Së katërti: mendimi është ai që e cilëson dijen. Ne mund tëmbledhim dije, por ato janë të pafundme, dhe si të tilla nuk e kanë të dhënë natyrshëm orientimin e tyre. Asnjëri prej nesh nukzotëron tërë dijet, por secili prej nesh ka për detyrë mendimin. Dija eksperte, po qe se realizohet pa vetëdijen publike, e bënnjeriun disi indiferent. Këtë dukuri mund ta quajmë dije e ftohtë. Historia e Kosovës, me studentët dhe profesorët e saj, ështëpikërisht rruga që falë ngrohtësinë, e nganjëherë edhenxehtësinë, e mendimit teksa zbulonte ligjet e tmerrshme dheanti-njerëzore të asaj kohe. Në atë rrugë studenti nuk ishte mëvetëm ai i dijes profesionale, por edhe i mendimit politik. Prandaj, thirrja ime është që ta mirëmbajmë këtë. Edhe dijeprofesionale edhe mendim politik. Jo njëra pa tjetrën.
Së pesti, është universiteti në kontekstin e sotëm teknologjik. Përveç specializimit gjithnjë e më të ngushtë të disiplinave, përhir të kërkesave të gjithanshme të tregut dhe konsumit, po depërton gjithnjë e më masivisht përdorimi intensiv iinteligjencës artificiale. Por, duhet të jemi të vetëdijshëm përdiçka: përdorimi i dijes profesionale, pa mendimin për publiken, është tashmë dije artificiale. Kjo është më artificiale sesa çdodije virtuale që mbështetet deri tani në të dhënat e depozituaranga inteligjenca natyrore e njeriut. Inteligjenca artificiale teksa e përdorim, teksa e mirëpërdorim shpresoj, nuk bën të na nxisëdrejt përdorimit të ngutshëm dhe të pareflektuar të dijesartificiale. Në një farë mënyre, artificiale do të thotë të dish pa menduar. Ndërsa, për njeriun duhet të jetë një tjetër principbesoj: çdo dije duhet të jetë procesor i mendimit, qoftë edhe dijamë teknike. Përballë inteligjencës artificiale e cila në mos përasgjë tjetër është bërë e nevojshme sepse e pashmangshmenevojitet që dija jonë të mos jetë artificiale. Pra le ta përdorim, mirëpërdorim shpresoj, inteligjencën artificiale por gjithnjë nëmendje që dija të mos bëhet artificiale.
Gjithë çka po them, po e them mes studentëve dhe profesorëvekëtu të Universitetit “Hasan Prishtina”, me dëshirën e sinqertëpër të përcjell një bindje thelbësore: se nuk ka dije e cila nukështë e pajisur me karakter publik. Dija, në thelb nuk është dijeprivate, dija është gjithmonë shërbim ndaj shoqërisë, ndaj tëpërbashkëtës njerëzore. Çdo përpjekje për ta reduktuar atë nëndonjë interes tjetër, është në fakt një braktisje ndaj vetëmendimit dhe misionit të dijes.
Andaj, ne si institucione të shtetit, nga Qeveria, ministria e derite Universiteti, bartim përgjegjësinë e përbashkët që dija tëshpërndahet drejt dhe si duhet. Si qeveri kemi synuar në tri drejtime:
1. Përcaktimin e buxheteve të qarta, jo vetëm për të siguruarautonominë universitare dhe pedagogjike, por sidomosmundësimin e progresit të kërkimit shkencor dhe të botimeveshkencore. Kemi nisur që në fillim të këtij mandati me projektetë vogla dhe ndihmën për botime në revista. Sepse cilësia e universitetit është e lidhur me sovranitetin e shtetit. Andaj edheduhej Programi Kombëtar i Shkencës;
2. Ndihmën shtetërore për përmbushjen e burimeve njerëzore qëdo t’i nevojiteshin një universiteti të plotësuar. Kjo duhet të nisteme rikthimin e Agjencisë së Akreditimit në ENQA dhe EQAR, por edhe me bursat për master dhe doktoratë në universiteteprestigjioze. Nuk është ndihmë vetëm për studentët si persona, por si studentë të universitetit tonë. Do të ndihmojmëprogresivisht mobilitetin e studentëve dhe profesorëve. E unë po vij këtu nga mbledhja e Qeverisë, ku porsa e aprovuam Bursën e Mobilitetit për studentët e nivelit bachelor. Kjo bursë do të jetëmbështetje shtesë për studentët në nevojë, dhe shuma e mbështetjes do të varet nga distanca ndërmjet vendbanimit dhevendit ku studiojnë studentët. Sot kemi një bazë të mirë edhe me programin Horizon Europe, financim ky prej 600 mijë euro, programin Cepus për mobilitetet, por edhe programin Erasmus;
3. Lirimi i studentëve nga pagesa e studimeve, mbështetja e studentëve në fushat deficitare, ndihma me bursa për vajzat qëzgjedhin të studiojnë në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) dhe për qytetarët e komunitetevepakicë e rrit së bashku vërtetësinë e karakterit publik tëUniversitetit tonë.
Të nderuar profesorë dhe studentë,
Ju mund t’i jepni qytetit e shtetit figurat e së ardhmes dhe tëbesimit. Le ta shohim këtë ngjarje, si ngjarje që mishëron fuqinëe studentit. Universiteti i Prishtinës është një nga ngjarjet më tëmëdha në historinë e Kosovës. Andaj, duhet mbajtur gjallë singjarje dhe si kumt, si zhvillim e krijim intelektual dhe siinfrastrukturë e profesioneve dhe akademikëve. Qeveria e Kosovës do t’i përgjigjet të gjitha kërkesave që vijnë prejuniversitetit.
Të nderuar profesorë, studentë dhe pjesëmarrës të tjerë,
I nderuari Rektor,
Pranimi i këtij çmimi, “Alumni i Nderit”, nuk është vetëm nderpersonal për mua, por një përgjegjësi e madhe gjithashtu. Ky është një nder që më lidh thellë me këtë universitet, me historinëdhe me aktualitetin e tij, me studentët e profesorët që e kanëformuar dhe vazhdojnë ta formojnë atë. Filloi me rektorinDervish Rozhaja, rifilloi me rektorin Ejup Statovci dhe po vazhdon me rektorin Arben Hajrullahu. Universiteti, si universi dhe universalja, është totali pa totalitarizmin.
Faleminderit Universitetit “Hasan Prishtina”, për besimin dhepër mundësinë që të jem pjesë e historisë së tij. Ne do tëvazhdojmë të punojmë që ky universitet të mbetet burimfrymëzimi, sovraniteti dhe dijesh për të gjithë studentët dhe përKosovën tonë dhe për të ardhmen tonë të përbashkët.
Ju faleminderit!