Shoqata e Alumni të Universitetit të Prishtinës


Duke qenë pjesë e Alumni UP je më afër mundësive!

Bashkohu me Alumni

Lidhja mes gjeneratave të studentëve

03
Tet

Në oborrin e Rektoratit u mblodhën ish-studentë të gjeneratave të ndryshme të Universitetit të Prishtinës që kanë bërë emër e karrierë në vend dhe kudo nëpër botë, për të forcuar lidhjet mes vete dhe me institucionin ku nisën marrjen e dijes akademike. 

Ngjarja që do të jetë tradicionale në çdo 1 tetor të secilit vit, u zhvillua me moton „Nga Kujtimet Drejt së Ardhmes”. 

Hapjen solemne të këtij aktiviteti e bëri prorektorja për zhvillim institucional, cilësi dhe çështje studentore, prof. Majlinda Gjelaj. 

Prorektorja Gjelaj duke i falënderuar ish-studentët dhe të diplomuarit e UP-së, për kontributin e tyre të vazhdueshëm për universitetin, u dëshiroi atyre mirëseardhje në shtëpi. Ajo i siguroi të gjithë se Universitet i Prishtinës asnjëherë nuk i ka harruar. 

Të pranishmit që shkollimin e tyre e lidhën me UP-në, i përshëndeti edhe rektori, prof. Arben Hajrullahu, duke theksuar se Universiteti i Prishtinës ka më shumë se 55 vjet që shkëlqen, falë të gjithë atyre që janë dhe ishin pjesë e tij. 

Takimi me biseda të këndshme mes drejtuesve, dekanëve e profesorëve të UP-së më të diplomuarit dhe ish-studentët, vazhdoi me koktej nën tingujt e muzikës nga anëtarët e grupit „Don’t Listen to Your Neighbours” që gjithashtu studiuan në Universitetin e Prishtinës. 

Nga sot shoqata „Alumni UP” do të funksionojë nën ombrellën e këtij universiteti. Drejtuesit e Universitetit të Prishtinës e kanë njërin nga prioritetet kryesore lidhjen dhe bashkëpunimin me ish-studentë dhe të diplomuar që karrierën akademike e kanë vazhduar jashtë vendit. 

,

Platforma e e-Karrierës dhe Alumni është mbështetur nga Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships, që financohet nga USAID dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe implementohet nga World Learning.