Shoqata e Alumni të Universitetit të Prishtinës


"Hasan Prishtina"

Duke qenë pjesë e Alumni UP je më afër mundësive!

Bashkohu me Alumni

Besa Llugiqi

Sopranoja e mirënjohur nga Kosova, Besa Llugiqi ka lindur në Prishtinë (1986). Nga
fillimi, audienca në vende të ndryshme ishin të impresionuar mbi zërin e saj të bukur e
të kultivuar, ndjenjë e lindur të linjës muzikore , legato nayrale dhe interpretim estetik
sic e ka cilësuar juria internacionale në konkursin ndërkombëtar ”ELENA NIKOLAI” ku
Besa u vlerësua me çmimin Grand Prix .

Pas debutimit të saj operistik në Tiranë

(Shqipëri) me rolin e Liu nga "Turandot" (G.Puccini) në vitin 2011, ajo mori angazhimet
në shtëpi të ndryshme të Operës dhe festivale të njohura ndërkombëtare. Ajo ka
bashkëpunuar me muzikantë të njohur, si: Giuseppe Gipali, Henk Smit, Rafet Rudi,
Claudio Buchler, Marilyn Schmiege, Vittorio Parisi, Ekhart Wycik, Ricardo Rodriguez aq
më shumë, Claudio Donadio, Najden Todorov, Sebastiano Rolli, Noorman Widjaja,
Ognian Draganoff, Hose Maria Florensio, Chris McCracken, Maria de Rose, Jennifer
Larmore, Bruna BAGLIONI.


Besa u shfaq në skenë me rolin e Donna Elvira nga "Don Giovanni" (Mozart), Lauretta
"Gianni Schicchi" (G.Puccini), Mimi nga "La Boheme" (G.Puccini) dhe Lucia nga "Lucia
di Lamermoor" (G.Donizetti), Violeta Valery "La Traviata" (G.Verdi), Liu "Turandot"
(G.Puccini) Në vitin 2015 ajo bëri debutimin e saj të Lauretta nga opera "Gianni
Schicchi" (G.Puccini) ajo këndoi së bashku me baritonin me shqiptar Gëzim Myshketa i
cili ishte edhe regjisori i produksionit . Ajo paraqitet me koncert recital në vende të
ndryshme si :Luxembourg, Shkup ,Beograd , Kroaci , Prishtine dhe Londer si dhe
soliste ne formacione të ndryshme si opera , koncerte e amsable në vende si: Luxemburg
,Rome , Milano , Pisa, Napoli , Torino ,Tokio , Oldenburg , Minhen , Paris , Amsterdam ,
Tirane , Londer , Zagreb , Riva del Garda Sofie , Stara Zagora , Rousse , Pravets, Burgas
etj . Në vitin 2010 ajo ishte e ftuar për të këndoj "Messe në A" nga Cesar Franck në
Austri dhe Itali. Ajo gjithashtu ka qenë solist në Gabriel Faure-së "Requiem" në Shqipëri
edhe në “Rekuiem" Mozartit në Bullgari. Besa ka studiuar në Fakultetin e Arteve në
Prishtinë me prof. Ahmet Dërguti dhe vazhdoi studimet e saj me prof. Maria
Muratovska në Fakultetin e Artit Muzikor në Shkup. Që nga viti 2012 ajo punon me
këngëtaren e madhe të operës nga Sofja, Christina Anghelakova. Besa është soliste e
Filharmonisë së Kosovës.

Platforma e e-Karrierës dhe Alumni është mbështetur nga Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships, që financohet nga USAID dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe implementohet nga World Learning.